BallinaAktualitetShaqiri merr shiritin e Xhakës: Jam krenar, do të bëjmë ndeshje të...

Shaqiri merr shiritin e Xhakës: Jam krenar, do të bëjmë ndeshje të madhe ndaj Spanjës

Fantazisti i Zvicrës Xherdan Shaqiri beson shumë në potencialin sulmues të ekipit të tij në prag të sfidimit të Spanjës në Shën Petersburg në çerekfinale.

Lojtari shqiptar do të jetë në fushë ndaj La Rojas, ndryshe nga Xhaka i cili është skualifikuar për shkak kartonash dhe pikërisht do të jetë ai me shiritin e kapiteni teksa foli në prag të këtij dueli historik për helvetët.

Si jeni përgatitur si kapiten për të luajtur një ndeshje të tillë?

“Në mënyrën normale, si për të gjitha ndeshjet. Kapiten apo jo, nuk bën ndonjë ndryshim. Jam krenar që mbaj shiritin, por kjo nuk ndryshon asgjë. Është krenari e madhe të udhëheqësh ekipin në një takim kaq të rëndësishëm por nuk do të përpiqem të jem një person tjetër në fushë.

Suedia arriti një barazim duke u mbrojtur kundër Spanjës (0-0, në ndeshjen e parë të fazës së grupeve). A është kjo receta për t’u ndjekur për ndeshjen e së Premtes?

“Kemi provuar shumë herë se nuk jemi vetëm një ekip mbrojtës dhe kemi treguar kundër Francës që mund të shënojmë më shumë se një gol, madje edhe tre, kundër ekipeve të mëdha. Prandaj do të jemi besnikë ndaj vetvetes dhe lojës tonë. Më pas, shumë gjëra mund të ndodhin kundër një ekipi të nivelit të lartë dhe kjo është ajo që pamë kundër Francës.”

Çfarë nuk funksionoi për ju kundër Francës?

“Në fund, ne fituam, apo jo? Sigurisht, ishte një ndeshje e vështirë për ne, veçanërisht për mua. Por kam punuar shumë për ekipin, prandaj jam krenar për ndeshjen time kundër Francës. Do të përpiqem të jap gjithçka kundër Spanjës, edhe nëse nuk shënoj ose nuk jap një asist, kjo nuk do të thotë që ishte një paraqitje e keqe”, përfundoi lojtari shqiptar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular