BallinaKronike“Shpirti”/ Operacion në Shqipëri dhe disa shtete, 38 urdhër-arreste, në shënjestër grupi...

“Shpirti”/ Operacion në Shqipëri dhe disa shtete, 38 urdhër-arreste, në shënjestër grupi që trafikonte drogë e pastronte para, në pranga edhe zyrtarë

TIRANA

Një operacion ndërkombëtar për trafikun e drogës, korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës është shtrirë në disa shtete përfshirë edhe Shqipërinë.

Janë lëshuar 38 urdhër-arreste. Po ashtu disa pasuri janë sekuestruar. Operaconi është shtrirë dhe në Mal të Zi, Spanjë e Itali.

Dyshohet se në shënjestër është vendosur një grup që trafikonte drogë e pastronte para teksa në pranga kanë rënë edhe zyrtarë të shtetit që kanë shpërdoruar detyrën e kanë bërë korrupsion.

Mes të arrestuarve është dhe prokurori i Vlorës, Maksim Sota dhe ish-nënkomisari i Policisë së Fierit, Festim Lelaj, ky i fundit i përfshirë në 2017 në trafikun e 2.5 ton drogë nga Durrësi në Ankona të Italisë. Po ashtu edhe 4 policë të tjerë kanë rënë në pranga.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular