Edhe pse Gjykata Kushtetuese e rrëzoi qeverinë për ligjin special dhe kalimin e Teatrit Kombëtar në varësi të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj e quan fitore vendimin që dha sot gjykata më e lartë në vend.
Veliaj thotë se Kushtetuese la në fuqi vendimin për prishjen e teatrit, ndërsa shton se tani duhet të vijoj puna për ndërtimin e teatrit më të madh në Ballkan.
“Tani te ecim përpara e te ndërtojmë shtëpinë me te madhe e moderne te Teatrit ne Ballkan, boll humbëm kohe me histeri, si me çdo projekt te madh! Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Bashkisë së Tiranës, lë në fuqi vendimin për prishjen e Teatrit Kombëtar”, shkruan Veliaj.
Në vendimin e Gjykatës Kushtetuese është pezulluar gjithashtu vendimi për ndërtimin e Teatrit të ri, për të cilin ishte miratuar leja para disa ditësh.