BallinaKronikeDETAJET/Djali i dënuar në Greqi si “koka” e një bande trafikantësh, prokuroria...

DETAJET/Djali i dënuar në Greqi si “koka” e një bande trafikantësh, prokuroria i sekuestron nënës së tij

Gjykata e Fierit ka miratuar kërkesën e Prokurorisë për të sekuestruar tre llogari bankare në shumën 100.000 euro, të depozituara pranë një banke të nivelit të dytë nga shtetasja Lumturi Çervenaku.

Sipas burimeve, gruaja, është nëna e Rando Hodollari, i cili rezulton i dënuar në Greqi, si ‘koka drejtuese’ e një grupi kriminal që trafikonte drogë.

“Sekuestrimi i llogarive bankare është bazuar në të dhëna të arsyeshme që provojnë se këto pasuri burojnë nga të ardhura të fituara si pasojë e aktivitetit kriminal në fushën e narkotikëve të kryer në vazhdimësi nga shtetasi Rando Hodollari në shtetin grek”, thekson Prokuroria.

NJOFTIMI NGA PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË FIER

Gjykata e Shkallës së Parë Fier me vendimin nr.62-2021-3433(874) datë 02.07.2021 ka miratuar kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, Seksioni i Posaçëm Kundër Pastrimit të Produkteve të Veprës Penale, për vendosjen e sekuestros preventive mbi tre llogari bankare në vlerën totale 100.000 euro të depozituara pranë një banke të nivelit të dytë nga shtetësja Lumturi Çervenaku, e ëma e shtetasit Rando Hodollari i dënuar në shtetin grek për veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike të kryer në kuadrin e një grupi kriminal ku ai ka patur rolin e drejtuesit të grupit.

Ky sekuestrim është kryer në kuadër të procedimit penal të regjistruar për veprën penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga neni 287 i K.Penal.

Sekuestrimi i llogarive bankare është bazuar në të dhëna të arsyeshme që provojnë se këto pasuri burojnë nga të ardhura të fituara si pasojë e aktivitetit kriminal në fushën e narkotikëve të kryer në vazhdimësi nga shtetasi Rando Hodollari në shtetin grek.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular