BallinaKronike"Alketa u ngrit për të bërë kafen dhe..."/ I afërmi sqaron si...

“Alketa u ngrit për të bërë kafen dhe…”/ I afërmi sqaron si ndodhi gjithçka në Velipojë: I gjeta në pishinë

Pas ngjarjes së rëndë në Velipojë ku 4 pjesëtarë të një familje u plagosën rëndë pas shpërthimit të një bombole gazi në hotelin ku po qëndronin, ka folur për mediat, Zef Zefi, mik i familjes Gjoka

Ai ka rrëfyer momentet e para pasi kishte ndodhur shpërthimi i fortë dhe zjarri më pas përfshiu hotelin, duke shkatërruar thuajse tërësisht katin e tij të parë.

Sipas të afërmit të familjes, të lënduar kanë mbetur nëna me tre fëmijët, të cilët kishin pak orë që kishin mbërritur në hotel, pasi banojnë në Lezhë.

Burri i 40-vjeçares Alketa Gjoka, ndodhet në Itali, dhe me kërkesë të tij, familja kishte mbërritur mbrëmjen e djeshme, për të pastruar hotelin dhe për ta bërë gati për sezonin turistik.

Por këtë mëngjes, kur ajo është zgjuar për të bërë kafe, ka shpërthyer bombola e gazit.

“Dola per te blere nje buke dhe kur degjova shperthimin. Vi kendej kur shoh tymin. Keto i kam miq. Kur erdha ketu i gjeta te gjithe ne pishine.

Jane zgjuar ne mengjes si çdo dite per te bere nje kafe dhe sa ka ndezur bombolen e gazit ka shperthyer dhe me duket se ka patur nje rrjedhje.

Gjendja eshte shume e rende dhe kane djegie komplet. Ndoshta uji i pishines i ka bere mire por dikush thote se edhe jo sepse ia ka hequr nje pjese te lekures se trupit dhe them ishalla i ka ndihmuar uji”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular