BallinaKronikeDETAJE/Bombola u shpërtheu në hotel, mjekja jep lajmin tronditës: Janë djegur në...

DETAJE/Bombola u shpërtheu në hotel, mjekja jep lajmin tronditës: Janë djegur në 90% të trupit (EMRAT)

Detaje rrëqethëse vijnë nga Velipoja, aty ku katër pjesëtarë të një familjeje janë plagosur rëndë nga shpërthimi i bombolës së gazit në hotelin e tyre.

Punonjësja e ambulancës, që ka mbërritur në vendngjarje, ka treguar për News24, se gjendja e të lënduarve është shumë e rëndë, ndërsa ka shtuar se tre vajzat e reja dhe i mituri kanë pësuar djegie në 85-90% të trupit.

“Gjendja e të lënduarve është shumë, shumë e rëndë. Djegia 85-90%. Të gjithë janë një familje, në moshën prej 11 deri në 30 vjeçe, një fëmijë dhe tri gra. Janë nga Lezha dhe kanë ardhur te hoteli që kanë në Velipojë. Janë djegur nga bombola e gazit.

Mbërritëm menjëherë policia, zjarrfikësi dhe ambulanca dhe i transportuam. Dy janë në Spitalin e Shkodrës, për dy të miturit pritet helikopteri, se janë në gjendje më të rëndë”, është shprehur punonjësja.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular