BallinaKronikeMe djegie të shumta në trup, momentet kur transportohen drejt Tiranës të...

Me djegie të shumta në trup, momentet kur transportohen drejt Tiranës të plagosurit në hotelin në Velipojë

Panorama” publikon pamjet nga spitali Rajonal i Shkodrës, ku dy prej të lënduarve të familjes Gjoka, janë nisur drejt Tiranës me ambulancë.

Mësohet se dy të tjerët, një vajzë dhe djali 11-vjeçar që janë në gjendje më kritike për jetën, do të transportohen me helikoptër drejt spitalit të kryeqytetit.

Katër anëtarët e familjes Gjoka, që janë nga Lezha, tre vajza dhe një djalë 11 vjeç kishin shkuar në hotelin e tyre në Velipojë për pushime.

Por shpërthimi i bombolës së gazit ka shkaktuar një zjarr të përmasave të mëdha, duke bërë që ata të pësojnë djegie të shkallës së rëndë.

Sipas infermieres së ambulancës, që foli për mediat, “gjendja e tyre është shumë shumë e rëndë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular