BallinaBotaTragjedi në Alpe/Dy gra ngrijnë për së gjalli në mbi 4.000 lartësi...

Tragjedi në Alpe/Dy gra ngrijnë për së gjalli në mbi 4.000 lartësi (VIDEO)

Dy gra janë “ngrirë” në Alpe në mbi 4.000 lartësi përgjatë vijës kufitare Itali-Zvicër, kanë njoftuar zyrtarë të ekipeve të shpëtimit të rajonit Aostra në veriperëndim të Italisë.

Burri që ishte me gratë , është dërguar me urgjencë në një spital në Zvicër. Ai ka pësuar hipotermi.

Treshja ishin në malet Monte Rosa që janë në një lartësi mbidetare prej 4.630 metra. Ekipet e shpëtimit kanë njoftuar se ata konsideroheshin si persona të zhdukur

Pas operacionit të kërkim-shpëtimit nga ana e autoriteteve italiane, ata janë gjetur në maje të një kodre, nga ku janë dërguar në spitalin më të afërt. Por ishin kushtet ekstreme dhe erërat e forta që ua kanë vështirësuar paksa operacionin.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular