BallinaKronike55-vjeçari mbytet në plazhin e Velipojës, rrezikuan jetën edhe dy pushues të...

55-vjeçari mbytet në plazhin e Velipojës, rrezikuan jetën edhe dy pushues të tjerë

Një tjetër ngjarje e rëndë në Velipojë. Një pushues 55-vjeçar ka gjetur vdekjen këtë të hënë në plazh.

Bëhet e ditur se viktima është Pjeter Gjorovija, i cili është mbytur në zonën e Vilunit. Pushuesit dhe bluzat e bardha i kanë ardhur në ndihmë, por fatkeqësisht ka qenë e pamundur që ta shpëtonin.

Gjithashtu thuhet se deti ka pasur sot dallgë të mëdha, të cilat kanë rrezikuar edhe pushues të tjerë.

Mësohet se një burrë dhe një grua kanë shpëtuar dhe janë dërguar në spitalin e Shkodrës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular