BallinaKronikeNgjarjet kriminale/Lëvizjet e plota në 10 qarqe në kupolën drejtuese

Ngjarjet kriminale/Lëvizjet e plota në 10 qarqe në kupolën drejtuese

Ndryshime të mëdha ndodhën sot në policinë e Shtetit, Gjovalin Loka është emëruar drejtor qarku në Elbasan, ndërsa Ferdinant Mara drejtor qarku në Fier. Niko Brahimaj largohet nga Shkodra pas vrasjeve të fundit në Velipojë dhe dërgohet si Drejtor i Institutit të Policisë Shkencore.

Kujtojmë se kjo furtunë ndërrimesh erdhën pas deklaratave për riformatim të policisë, nga ana e kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi pas ngjarjeve kriminale në vend.

Njoftimi i Policisë:

Në kuadër të ristrukturimit për rritjen e forcës goditëse dhe parametrave të sigurisë në vend, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka firmosur ndryshime në nivel vendor e qendror.

Zëvendësdrejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër Skënder Hita transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier Bledar Çeliku transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.

Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë Ferdinant Mara transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.

Gjovalin Loka ish-Drejtori i Departamentit për Sigurinë emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës Lorenc Shehu transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë.

Shefi i Komisariatit të Policisë Nr 2 në Tiranë Oltion Bistri transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Ardian Çipa deri tani në Akademinë e Sigurisë transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë.

Hamdi Fjore deri tani zv.dr i DVP Korçë transferohet dhe emërohet drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës.

Edmond Tarkaj deri tani drejtor i Policisë Rrugore, transferohet dhe emërohet drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.

Dhimitraq Ziu deri tani zv.drejtor për sigurinë në DVP Tiranë , transferohet dhe emërohet Drejtor i Policisë Rrugore.

Luigj Vathi drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë deri tani transferohet dhe emërohet Zv.drejtor për sigurinë ne DVP Tiranë.

Neritan Nallbati deri tani drejtor i DVP Berat transferohet dhe emërohet Drejtor i Departamentit për Sigurinë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër Niko Brahimaj transferohet dhe emërohet Drejtor i Institutit të Policisë Shkencore.

Policia e Shtetit siguron qytetarët se është tërësisht e angazhuar për të luftuar maksimalisht krimin e organizuar dhe për të krijuar një ambient sa më të sigurt për qytetarët.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular