BallinaKryesoreRrokada në polici/Ironia e gazetarit: Ndërimi i brekëve…

Rrokada në polici/Ironia e gazetarit: Ndërimi i brekëve…

Nga Enton Qyno

Paraditen e sotme u trembetua me shumë forcë lajmi për një rrokadë në rradhët e Policisë së Shtetit. Në fakt prej disa ditësh, ky lajm po ziente në polici, por pritej vetëm të bëhej publik. Drejtorët dhe Zv.drejtorët e Policisë në Qarqe, u dha lajmi që u ndryshuan. Çuçi dhe Ardi Veliu, kishin firmosur lëvizjet e pjesës më të madhe të Drejtorëve në Qarqet e Policisë.
Personalisht, kur dëgjoja fjalimet e Çuçit, që doli dhe tha se do bëjmë një strukturim të ri dhe një reformë të thellë në organikën e Policisë së Shtetit, besova për një moment se e kishin seriozisht. Çuçi tha se ishim përgatitur bashkë me kryeministrin dhe drejtorin e Policisë së Shtetit Ardi Veliu, që të bënim në shtator, një ndërhyrje të domosdoshme në strukturën e policisë. “…por për shkak të situatës dhe rendit, ndërhyrja duhet të bëhet tani…”-tha Çuçi.
Më shkoi mendja do ketë ndonjë reduktim strukture apo ndonjë shtim strukture, ndonjë Task-Forcë apo komisariat të veçantë, që do meret vetem me hetimin e Krimeve të Rënda, posaçërisht në disa rrethe problemetaike, si Vlora, Fieri, Elbasani, Durrësi, Tirana dhe Shkodra. Apo për ndonjë komisariat policor, që do merej vetëm me ndërtimet pa lejë. Por asnjëra nga këto…
Çuçi dhe Veliu, bënë atë që ka bërë çdo ministër i Brendshëm, transferimin e Drejtorave të Policisë nga njëra drejtori në tjetrën.
Tani nuk mendoj se ata zyrtarë duhet të hidhen në rrugë, të shkarkoheshin, dhe të lihen pa punë, pasi janë oficerë të lartë policie dhe kanë një karrierë dhe eksperiencë në polici.
Sigursisht që duhet të shërbejnë në një organizëm tjetër. Por ta shesësh transferimin e tyre nga një drejtori në tjetrën, si sukses të reformimit dhe ndërhyrjes në strukturën e policisë, kjo më duket shumë e tepërt. Secili në vendin e Drejtorit, por vetëm se ndryshoi qytetin e ushtrimit të detyrës.
Kur shikoja në titrat e Tv, emrat e transferimeve të drejtorave nëpër qarqe dhe që shitej si një rokadë, mu kujktua një histori që e kam lexuar në një libër që flet për Luftën e Dytë Botërore. S’po e them titullin e librit, por nuk jam as antisemitist.
Autori flet për një histori të tillë:
…Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Gjermanët kishin kapur shumë rrobër lufte dhe i kishin mbyllur në një kamp përqëndrimi mbi 1500 persona. Secilit prej tyre i kishin vendosur nga një numër në pallto apo bluzë, nga 1 deri në 1500. Aq sa ishin…
Të burgosurit, kishin mbi 1 vit të pa larë dhe të pa ndëruar me rroba të tjera. Aq sa situata ishte bërë tragjikë, për shkak të kushteve higjeno-sanitare, morave dhe rrobave e të brendshmeve, që u ishin bërë kockë, nga moslarja.
Një ditë të bukur, ditë e Hënë, komandanti nazist i burgut shkon në fjetoret e të burgosurve dhe fillon tu bërtasë me të madhe që të ngrihen dhe të dalin në rresht në oborrin e burgut.
Të gjithë me vrap bënë siç tha komandanti, se nuk kishin rrugë tjetër.
Pasi u rreshtuan të burgosurit, foli komandanti.
Sot…, tha komandanti, është dita e ndërimit të brekëve…
Fytyrat e të burgosurve çelën dhe filluan të buzëqeshën. Të gjithë menduan se do vishnin brekë të reja, do shpëtonin nga allçitë që mbanin veshur prej 1 viti dhe të palara.
Sërisht u dëgjua zëri i komandantit, duke thëritur:
“…I burgosuri me Nr.1, të heqë brekët dhe t’ia japë të burgosurit Nr.20…”.
“…I burgosuri me Nr.20, të heqë brekët dhe t’ia japë të burgosurit Nr.40…”.
“…I burgosuri me Nr.100, të heqë brekët dhe t’ia japë të burgosurit Nr.200…”.
“…I burgosuri me Nr.400, të heqë brekët dhe t’ia japë të burgosurit Nr.456…”.
E kështu me rradhë kjo histori,derisa 1500 të burgosurit veshën të gjithë brekët e njëri-tjetrit.
Vetëm komandanti i Burgut, nuk transferoi brekët…
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular