BallinaAktualitetUFO? 36-vjeçari filmon objektin e çuditshëm në qiell, zhduket në mënyrë të...

UFO? 36-vjeçari filmon objektin e çuditshëm në qiell, zhduket në mënyrë të mistershme (FOTOT)

Një person në Angli ka shkaktuar debat në rrjet, pasi publikoi disa foto ku shihet një objekt fluturues, i panjohur.

Mediat britanike shkruajnë se, Matthew Evans, vuri re objektin e ndritshëm, ndërsa po vështronte nga dritarja e tij në katin e fundit, javën e kaluar.

Fotografitë tregojnë katër drita të ndritshme në një objekt në formë trekëndëshi që qëndronte në qiell.

36-vjeçari arriti të nxirrte telefonin e tij për të bërë një fotografi, por brenda sekondave objekti i dyshuar u zhvendos.

“Nuk po lëvizte siç do të lëvizte një aeroplan. Ishte duke lëvizur shumë më ngadalë. Ai qëndroi në një vend aq kohë sa unë të nxirrja telefonin tim dhe të merrja ato pamje. Pastaj u zhduk me shpejtësi dhe nuk mund ta shihja më. Ishte vërtetë shumë i ndritshëm”, tha ai.

UFO? 36-vjeçari filmon objektin e çuditshëm në qiell,UFO? 36-vjeçari filmon objektin e çuditshëm në qiell,UFO? 36-vjeçari filmon objektin e çuditshëm në qiell,

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular