BallinaAktualitetU arrestua nga SPAK/Kryebashkiakut, 1 vit më parë ish-shoferi i hodhi një...

U arrestua nga SPAK/Kryebashkiakut, 1 vit më parë ish-shoferi i hodhi një granatë dhe u plagos bashkë me sekretaren

Kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe u arrestua së bashku me urdhër të SPAK, nën akuzën e korrupsionit. Ndaj tij është lëshuar urdhërarrest, së bashku me disa bashkëpunëtorë të ngushtë, ndërsa aksioni është ende në vijim.

Tushe ka drejtuar Bashkinë që prej 2019-tës, ndërkohë që në 31 Dhjetor të atij viti iu bë dhe një atentat me granatë që ka shpërthyer në zyrën e tij.

Granata është hedhur nga ish-shoferi i Bashkisë së Lushnjes. Për pasojë ka mbetur e plagosur edhe sekretarja e tij Erisa Qalliu. Fatos Tushe i kishte një borxh i pashlyer ish-shoferit Gëzim Saraçi.

Përpara kandidimit për Bashkinë Lushnjë në 2019, Tushe ka shërbyer si deputet i Parlamentit për zonën e Fierit; anëtar i Partisë Socialiste, anëtar në Komisionin e Prodhimit, Tregtisë dhe Mjedisit.

Po ashtu ai ka qenë kryetar i bashkisë Lushnje për vitet 2007–2009; Anëtar i Parlamentit në legjislaturën XVIII deri më 31.03.2011. Ai dha dorëheqjen sepse kandidoi për bashkinë e Lushnjës në zgjedhjet lokale të vitit 2011

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular