BallinaAktualitetHetimet për ngjarjen që shokoi Greqinë, dyshohet se mes çiftit ishte dhe...

Hetimet për ngjarjen që shokoi Greqinë, dyshohet se mes çiftit ishte dhe një grua tjetër

Zhvillimet në hetimet për vrasjes e 20-vjeçares Caroline nga burri i saj Babis Anagnostopoulos brenda shtëpisë së tyre në Glyka Nera janë të shpejta. Gazetari grek Vassilis Lambropoulos shprehet se ekziston një person i tretë në marrëdhënien midis vrasësit Babis Anagnostopoulos dhe Carolines fatkeqe. “Sekreti që familja e Caroline dinte doli në dritë” shkruan “Ta Nea”.

“Duket se 32-vjeçari kishte kontakte me një grua kohët e fundit, e cila është nga mjedisi i tij i gjerë profesional, diçka që tregon se 20-vjeçarja mund ta ketë zbuluar dhe kjo është arsyeja pse ajo donte të linte shtëpinë në Glyka Nera” shkruhet më tej në artikull.

“MEGA” u përpoq të kontaktojë gruan në fjalë, por “mori një përgjigje nga avokati në Athinë se 40-vjeçarja nuk kishte asnjë lidhje me vrasjen e Caroline”.

Piloti, i cili luajti rolin e “kryefamiljarit të mirë”, tani do të thirret të përgjigjet nëse vrasja e 20-vjeçares nuk ishte edhe aq e gjaknxehtë në fund të fundit dhe nëse krimin e kishte bërë me paramendim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular