BallinaKryesoreBasir Çollaku: Erjon Veliaj si rrezik publik

Basir Çollaku: Erjon Veliaj si rrezik publik

Nga Basir Çollaku

Menaxheri kryesor gjeografik dhe i shërbimeve, si vlerë e kthyer e taksave të paguara nga qytetarët, është qeverisja vendore, pra Bashkia. Kreu i saj për Tiranën, Erjon Veliaj, është qartësisht një rrezik publik, me veprimet dhe mosveprimet e tij. Përkulja e kurrizit ndaj Ramës, autoritarizmi i shefit, ka bërë Veliajn, arrogant, shpërfillës, ligjshkelës, të pandëshkuarin e madh, ndonëse dosjet nuk mungojnë.
Tirana, kryeqyteti ynë, është kthyer kryeproblemi ynë, duke dale nga mundësia për të qenë kryezgjidhja jonë. Ajo ka mote që nuk është më pronë e banorëve të saj. Lëvizjet demografike nuk kanë qenë as nuk janë shkatërrimi i saj, por mbeten pasuria e re e saj, rinia e saj, e keqmenaxhuar në mënyrën më të shëmtuar deri në një genocid pushteti.
Uji nuk është i pijshëm, ashtu siç gjykata u shpreh, ajri është thuajse një nga vrasësit më të mëdhenj, sipas raporteve të ekspertëve për sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë, ndikuar së tepërmi nga qarkullimi i mjeteve dhe kantieret e ndërtimit. Ndotja akustike është krahasuar me luftën. Fjetorja e betonit ka asgjësuar mushkërinë e gjelbërt, qyteti është zhbërë. Niveli i lartë i ndotjes vjen nga transporti, cilësia e ulët e karburanteve, djegia e mbetjeve urbane, mungesa e parqeve të gjelbëruara.
Pas largimit të Edi ramës si kryebashkiak, arkitektit të masakrës urbane në Tiranë, në vititn 20015, u zgjodh Erjon Veliaj. Premtimi se nuk do të sillej si parardhësi njëherësh shefi i partisë së tij, e çoi në qëndrimin elektoral se do të kishte një moratorium për ndërtimet. Miliona metër katror leje ndërtimi me një ofertë blerëse komike, por me çmime kozmike, e bëjnë dramatike përsenë e këtyre investimeve.
A po pastrohen miliarda euro, në sektorin e ndërtimeve në Tiranë?
A e ka shndërruar Erjon Veliaj Tiranën, me lejen, apo urdhërimin nga Edi Rama, në lavatriçen e pastrimit të parave të botës së krimit?
Raporti i Global Initiative Network në shtator të vitit 2020, vlerëson se 60% e investimeve në ndërtim në Tiranën e drejtuar nga Erion Veliaj dhe indirekt nga Edi Rama, burojnë nga paratë e pista dhe ekspertët bëjnë një llogari të përfaërt për 1.6 miliardë euro.
Po përse është bërë fuqiplotë Veliaj në këtë katranosje të qytetit, duke mbjellë beton mbi prona private dhe publike?
Duke shembur e shkërmoqur banesa, objekte të trashëgimisë kulturore, identitetin e Tiranës, , duke u sulltanosur veten ne detyrë, aspak i trazuar nga Prokuroria e Shhtetit, e cila kthen kurrizin ligjit dhe bëhet Prokurori e Pushtetit në raport me hetimin e tij.
A është duke e përdorur Erion Veliaj ndikimin e miqve të tij Soros, njëherësh dorëgjatë në reformën në drejtësi, në vetting, e shumë cepa të tjerë, me të cilët ai shfaqet përqafuar më shpesh se me çdo familjar të tijin?
Në këtë përpjekje të kapjes së sistemit, ai është në garë të brendshme me shefin e tij politik, Edi Ramën dhe kjo mund të asgjësojë politikisht njërin prej tyre në një kohë të afërt. Shembja e dhunshme, e paligjshme, e Teatrit, ashtu siç Gjykata Kushtetuese u shpreh në vendimin e saj, na bind se Edi Rama, Qeveria, Bashkia, aktorë dhe faktorë të përfshirë në këtë grabitje të pronës publike njëherësh trashëgimi kulturore, kanë konsumuar vepra të rënda penale.
Rastet pikante të tredhjes fatkeqe të akuzës përballë Veliajt dhe Ramës!!
Vrasja e të miturit Ardit Gjoklaj
Ngjarja e rëndë me 7 gusht 2016, në impinatin e trajtimit të mbetjeve Sharrë, përpjekjet dhe mundësimi kapjes së drejtësisë janë një dosje e hapur, megjithë mbylljen e nxituar. Kryebashkiaku Veliaj u drekos me ish drejtuesin e prokurorisë së Tiranës petrit Fusha dhe më pas dekalroi se ishte sqaruar me koleget prokurorë!!!! Vendimi Gjykatës është më pas një palaçollëk i së drejtës.
SPAK mundet ta rikthejë
Përfshirja intensive në kapërcim të tagrit të detyrës, pushtetit, te tenderi Unazës së Re është sërish një dosje së cilës Veliaj i ka rrëshkitur,
SPAK mundet ta rikthejë
Tenderi mbjelljes së pishave nga kthesa e Kamzës deri në Kashar, investim bashkisë Tiranë, njëherësh shkuljes së palmave, është sërish një histori korruptive ku mosveprimet hetimore sollën pushim të hetimeve. Një pishe me vlerën 6 milionë e 375 mijë lekë është normaliteti përfunduar në një ditë dhe paratë, 3 milionë euro të marra në pak kohë janë gjetje të cilën prokuroritë e shkallës së parë dhe të dytë bashkë me gjykatat nuk e kanë parë gjëkundi.
SPAK mundet ta rihapë
Meqë ka tagër korrupsionin e zyrtarëve të lartë. Bashkia e Tiranës është shumë metra afër saj, jo aq larg sa Lushnja, ndonëse shkëlqyeshëm ka vepruar në këtë rast.
Dosjet e kullave shumëkatëshe, e ndërtuesve të rinj, të cilët më 1 milionë lekë si aktivitete investojnë miliona dollar, janë një tjetër aktivitet me mbulesë bashkiake.
SPAK mundet t’i hetojë
Tenderat e shumtë të bashkisë së Tiranës kanë problem të shumta ligjore. Kontrollorët e shumtë, audited nuk është se i kanë mbuluar tërësisht.
SPAK mundet t’i hetojë
Drejtori i rëndësishëm i bashkisë Tiranë ashtu siç del nga përgjimet e dosjes së Ndrangheta për lejet e ndërtimit dhënë organizatës mundet të gjendet.
SPAK mundet të hetojë meqë ka deklaruar hapjen e hetimeve
Troje publike dhënë firmave kliente të BashkisëTiranë për të ndërtuar pallate shumëkatëshe me koeficient shfrytëzimi e shkëmbime qesharake përfitmi të qeverisë vendore, janë shumë dosje.
SPAK mundet t’i hetojë.
Janë shumë veprime të cilat hetimi mundet dhe duhet ti zbardhë, për të bindur se ligjshmëria apo paligjshmëria ka vepruar. Sepse janë taksa publike, janë paratë e qytetarëve.
Nuk është e domosdoshme që Prokuroria e Posaçme të hetojë vetëm me rekomnadime diplomatësh. Ka një pafundësi qytetarëesh kërkues të kësaj supërdosje e cila do të bëjë mirë për drejtësinë.
Këtë rrezik Publik me tendencë të zgjerojë pushtetin dhe rrënimin, mundet ta ndalë SPAK, gjithnjë nëse pavarësia e liria premtuar, i jep mundësi kohë. Sa më shpejt për të mos u bërë vonë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular