BallinaBotaBatalionet e përbashkëta meshkuj-femra, në Izrael testohet me sukses

Batalionet e përbashkëta meshkuj-femra, në Izrael testohet me sukses

Në Izrael është ndezur debati në lidhje me ato që njihen si skuadra të përziera të ushtrisë, ku burra dhe gra shërbejnë bashkë pa asnjë dallim. Një pjesë e drejtuesve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të ushtrisë kërkojnë që të vendoset barazi e plotë, ndërsa më konservatorët e kundërshtojnë.

Debatet janë ndezur pas rezultateve që ka treguar në terren një batalion i përbashkët burra e gra që është angazhuar prej vitesh në mbrojtjen e kufirit me Egjiptin.

“Kemi rritur me 80 për qind rastet e bllokimit të trafikut dhe shkeljeve të paligjshme të kufirit me Egjiptin”, thotë koloneli Erez Shabtay, komandant i batalionit në fjalë, që beson se brenda dy vitesh ushtria izraelite do të ketë në rangjet e saj më të larta drejtuese femra.

“Do të shohim një komandante batalioni. Nuk mund të them emra, por kjo ka për të ndodhur dhe shumë shpejt”, thotë ai për The Times of Israel.

Batalioni i përzier Caracal, që shërben në kufirin me Egjiptin është i pari në ushtrinë izraelite i këtij lloji.

“Ajo që ka ndodhur është se ky batalion më mësoi dhe hapi dyert e një botë krejtësisht tjetër. Kemi ushtare dhe oficere femra që janë të mahnitshme në detyrat e tyre, kreativitetin, trimërinë dhe kurajon në beteja”, thotë Shabtay.

Në të gjithë organikën e batalionit femrat janë të përfshira, madje së fundmi janë edhe në numrin më të madh se meshkujt si tankiste.

Batalioni nisi si një eksperiment, por megjithë suksesin e këtij eksperimenti, ministri i Mbrojtjes, Benny Gantz tha javën e kaluar se nuk mbështeste integrimin e plotë gjinor në ushtri.

“Nuk do të ketë një brigadë ushtarake me femra në Lartësitë Golan”, citohet ai nga mediat izraelite.

Aktualisht, janë me mijëra femra ushtare profesioniste në ushtrinë izraelite, që shërbejnë te forcat e mbrojtjes së kufirit me Jordaninë dhe Egjiptin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular