Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez, dhe Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nausėda, u ndërprenë gjatë një konference shtypi në bazën ajrore të NATO-s në Lituani.
Shkak u bë alarmi që u ngrit për një aeroplan rus që ishte parë mbi Balltik.
Nausėda ruajti qetësinë dhe konferenca rifilloi pak çaste më vonë.
“Siç mund ta shihni – gjithçka funksionon në mënyrë të përsosur. Unë mund të konfirmoj që aeroplani ynë ishte në ajër për më pak se 15 minuta“, tha ai.