BallinaKronikeSherr brenda hipoketës, i përfshirë drejtori

Sherr brenda hipoketës, i përfshirë drejtori

spot_img
spot_img

Një incident sapo ka ndodhur në Hipotekën e Vlorës. Kreu i Hipotekës është konfliktuar fizikisht me një qytetar.

Gazetari Mehmeti thekson se konflikti mes kreut të Hipotekës dhe qytetarit ka ndodhur për regjistrimin e një prone në bregdet.

Sipas gazetarit, drejtuesi i Kadastrës nuk ka pranuar të regjistrojë pronën duke pretenduar se është e paligjshme.

Këtu sipas gazetarit ka nisur edhe debati i ashpër mes tyre. Deri më tani, raportohet për dhunë fizike të ushtruar, ndërsa thuhet, se si qytetari, por edhe drejtuesi i Kadastrës, nuk kanë bërë kallëzim penal për incidentin në fjalë.

“Në Kadastrën e Vlorës, në ambientet e brendshme, ke pasur një debat, e kemi të konfirmuar mes drejtuesit të institucionit dhe qytetari. Debati ka ndodhur brenda ambienteve, thonë që ka pasur kontakte fizike, por ende nuk kemi konfirmime.

Sipas burimeve shkak është bërë një kërkesë e qytetarit që ka shkuar te drejtuesi dhe i ka kërkuar që të regjistrojë prona me zor. Kjo gjë nuk është pranuar nga ana e drejtuesit. Drejtuesi i kadastrës dhe qytetari kanë pasur sqarim, nuk ka vijuar me kallëzim nga ana e drejtuesit dhe palës tjetër. Debati ka qenë me tone të ashpra, por s’ka degraduar me dhunë. Është folur se janë qetësuar gjërat.

Ka qenë një lloj situate me një pronë në bregdet, për një procedure që bëhet për atë pronë, por nga ana e drejtuesit ka qenë e pamundur të legalizohet, e për këtë arsye ka nisur debati. Kjo është gjëja që ne kemi mësuar nga burimet”, tha gazetari Enrik Mehmeti.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular