BallinaAktualitetTemperatura përvëluese dhe rrebeshe shiu, si parashikohet moti dy ditët e ardhshme

Temperatura përvëluese dhe rrebeshe shiu, si parashikohet moti dy ditët e ardhshme

spot_img
spot_img

Temperaturat e larta, deri në 39 gradë kanë prekur sërish Shqipërinë, ndërsa moti nxehtë pritet të vijojë.

Sherbimi Meterologjik Ushtaraka njofton se për dy ditët në vijim vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta.

Në këtë mënyrë për ditën e nesërme (e premte) moti do të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat kalimtare në relievet malore në lindje. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të dobta në relievet e larta malore dhe lokalisht në kohë afatshkurtër do të jenë edhe në formën e shtrëngatave.

Edhe per ditën e Shtunë moti do të jetë kryesisht i kthjellët por nga orët e mesditës deri ato të pasdites do të ketë vranësira kalimtare (përjashtuar vijën bregdetare). Në relievet malore në lindje parashikohen reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve dhe lokalisht shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Sa i përket temperaturave ato për ditën e nesërme do të vijojnë të mbeten të larta ndërsa për ditën e Shtunë parashikohet një rënie e tyre kryesisht në vlerat e mesditës./Gazeta SHQIP

Temperatura përvëluese dhe rrebeshe shiu, si parashikohet moti dyTemperatura përvëluese dhe rrebeshe shiu, si parashikohet moti dy

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular