BallinaKronikeGjykata jep vendimin për ish-kryebashkiakun Fatos Tushe dhe grupin e zyrtarëve

Gjykata jep vendimin për ish-kryebashkiakun Fatos Tushe dhe grupin e zyrtarëve

Gjykata e Posaçme për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi masën e ‘arrestit me burg’ për ish-kryebashkiakun Fatos Tushe dhe grupin e zyrtarëve të arrestuar për shpërdorim detyrë në Bashkinë e Lushnjës. GJKKO la në burg 7 prej të arrestuarve, ndersa 4 në ‘arrest shtëpie’. Konkretisht në burg përfunduan Flamur Peqini, Gazment Çela, Ibrahim Lami dhe Bektash Nexha, Blerta Turuku, Bujar Murati, Ibrahim Lami si dhe Gazment Çela.

Ndërsa në ‘arrest shtëpie’ u lanë Andri Mushaj, Xhemal Hasko, Ani Simonin si dhe Margarita Gjermani.

Tushe dhe 10 zyrtarët e tjerë u arrestuan me urdhër të SPAK, pasi akuzohen se kanë shpërdoruar me detyrën për një tender të dhënë ndaj një kompanie, pa iu referuar procedurave.

ZYRTARET E ARRESTUAR ME URDHER TE SPAK
Fatos Tushe
Flamur Peqini
Xhemal Hasko
Blerta Turuku
Ani Simoni
Andri Mushaj
Margarita Gjermeni
Bujar Murati
Ibrahim Lami
Gazment Çela

 

HETIMET

Prokurorët e SPAK kanë dyshime të forta se ish-kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe e ka shpërdoruar detyrën disa herë, jo vetëm duke favorizuar miqtë e tij për të fituar tendera, por edhe duke abuzuar me pasuritë publike. Episodi i parë lidhet me tenderin me vlerë 24 milionë lekësh, për pastrimin e kanaleve vaditëse në rrethinat e Lushnjes, ku nga hetimet rezulton se është favorizuar kompania Euroalb shpk, me të cilët sipas SPAK është lidhur një kontratë fiktive.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular