Modelja e njohur, Serena Sula prej muajsh është në një lidhje me ish-konkurrentin e “Për’puthen”, Arjon Luli.
Dyshja njihen për publikimin e fotove dhe video hot në rrjetet e tyre sociale, të cilat disa herë janë bërë edhe shkak që Instagram-i t’ua mbyllë faqet që kanë.
Së fundmi, çifti, që janë pa komplekse, kanë vendosur të bëjnë një film pornografik, që sipas tyre do të ndodhë për herë të parë në Shqipëri.
Nisur nga paragjykimet, modelja u pyet se çfarë mendojnë prindërit e saj në lidhje me këtë vendim që ajo ka marrë bashkë me Arjonin.
“Familja është pak më në stres, është normale. Edhe ne që do bëjmë këtë hap është pak e vështirë, sepse të tjerët s’i lënë të dalin me tanga, të dalin në plazh. Por ne po mundohemi të bëjmë diçka të re në Shqipëri që s’e ka bërë kush këtë.
Kemi frymëzuar shumë të tjerë me këtë ide, por nuk do të përmend emra për t’i dhënë famë”,- u shpreh Serena Sula.
“Kemi shumë plane, por do ia lëmë kohës. Po shikojmë edhe për jashtë, pse jo”,- shtoi më tej Sula.
Arjon Luli tha se arsyeja pse nuk është xhiruar ende filmi pornografik është “se po presim ofertën më të mirë, më të lartë”.
Ndërkohë që shumë ish-konkurrentë të “Për’puthen” u bënë pjesë e fushës së muzikës, Arjoni nuk mendon se do të bëjë të njëjtën gjë.
“Duhet të kesh talent. Nuk mund të bësh diçka pa pasur talent thjesht sepse do që ta bësh. Unë nuk e bëj dot. Unë nuk kam koment fare për njerëzit që merren me këtë kur i shikoj. Serena që mund ta bëjë është diçka tjetër”,- tha ai, duke zbuluar edhe një tjetër plan të modeles për të ardhmen e afërt.
Serena për këngën tha: “Do bëj një këngë dedikuar twerk-ut”.