BallinaAktualitetGreqia lehtëson masat/ Ja pikat kufitare që do të hapë me Shqipërinë

Greqia lehtëson masat/ Ja pikat kufitare që do të hapë me Shqipërinë

Të gjithë shqiptarët, duke nisur nga data 13 korrik, sidomos zonat jugore, do mund të lëvizin më lehtë drejt vendit fqinj, Greqisë.

Vendi fqinj ka lajmëruar se Pika doganore e Tre Urave, do të hapet prej së martës e në vijim, nga ora 08:00 deri në ora 20:00.
Po ashtu, Pika doganore e Qaf Botës do të funksionojë 24 orë dhe pa asnjë kufizim të numrit të udhëtarëve

Në njoftim theksohet se duke nisur nga dita e sotme, në këtë doganë do të lejohet edhe kalimi i kamionëve, fugonëve të mallrave, si dhe dhe autobusëve.
Gjithashtu, nënvizohet se përpara se të lëvizni drejt Greqisë dhe vendeve të tjera në BE apo jashtë saj, mund të informoheni për protokollin, përmes adresës zyrtare të MEPJ.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular