BallinaAktualitetTiranë: 8 arrestime deri tani me urdhër të SPAK për korrupsionin me...

Tiranë: 8 arrestime deri tani me urdhër të SPAK për korrupsionin me uniformat e Policisë

Vazhdon në Tiranë operacioni policor me urdhër të SPAK-ut për zyrtarët e Ministrisë së Brendshme që janë përfshirë në tenderin e dyshimtë të uniformave të Policisë së Shtetit.

Tenderi në fjalë është denoncuar fuqimisht nga Partia Demokratike.

Deri më tani janë ekzekutuar nga Policia, tetë masa sigurie, arrestime, kërkuar nga SPAK.

Policia gjithashtu është në përfundim të kontrolleve në banesa dhe subjekte të tjera, por nuk është bërë ende e ditur se çfarë materialesh janë gjetur lidhur me akuzat e ngritura nga SPAK-u.

Tenderi për uniformat e Policisë u zhvillua në maj të 2020 dhe kapte vlerën e 27 milionë eurove, ndërsa për të është kallëzuar në SPAK në gusht të 2020, ku ngriheshin dyshime për paracaktim të kompanisë fituese.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular