Tifozët e Anglisë kanë mbushur pub-et në të gjithë vendin përpara finales historike të mbrëmjes së sotme. Teksa “Tre Luanët” po përgatiten të ndeshen me Italinë në finalen e tyre të parë në 55 vjet, të rinjtë anglezë vijojnë me festat e tyre të shthurura.
Siç shihet nga fotografitë e publikuara nga mediat britanike, vajzat e veshura me fustane të shkurtra dhe taka, mbështillen me flamurin anglez, në mbështetje të kombëtares së tyre.
Atmosfera e festës ishte në disa qytete të ndryshme, pak orë para finales së Euro2020 në Wembley. Pas një viti të zymtë që pa ky kampionat evropian, i vonuar me 12 muaj si pasojë e pandemisë së Covid-19, ecja e “Tre Luanëve” në këtë turne më në fund i dha shpresë kombëtares angleze.
Që ditën kur Anglia hyri në finalen e madhe, flamujt valëviten nga dritaret e shtëpive si dhe nuk harrohet brohoritja “It’s coming Home”.