BallinaAktualitetNuk ka qetësi për Greqinë! Qytetarët zgjohen nga lëkundjet e forta të...

Nuk ka qetësi për Greqinë! Qytetarët zgjohen nga lëkundjet e forta të tërmetit

Në orët e para të ditës së sotme ka rënë një tjetër tërmet me magnitudë 4.3 i shkallës Rihter në Greqi, në zonën eTebës.

Kjo tronditje e cila vijon situatën shqetësuese me mbi 30 lëkundje sizmike të një dite më parë, ka bërë që njerëzit të dalin në rrugë nga frika dhe paniku. Por fatmirësisht mediat greke nuk raportojnë për të lënduar apo dëme të konsiderueshme materiale.

Nga ana tjetër, profesor Efthymios Lekkas  ka qetësuar qytetarët me një mesazh duke thënë se nuk arsye për shqetësim.

“Ne jemi duke monitoruar fenomenin. Kemi pasur diçka të ngjashme gjashtë muaj më parë, por nuk duhet të shqetësohemi” tha Lekkas.

Ndërsa drejtori i Kërkimeve në Institutin Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës Athanasios Ghanas nënvizoi se “ekziston një përkeqësim i vogël sizmik në zonë siç tregohet nga dridhjet e përsëritura sizmike të cilat janë të dobëta në madhësi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular