BallinaKryesoreVIDEO/Entuziazëm i madh në Angli, mesazhi Boris Johnson: Silleni trofeun në shtëpi!

VIDEO/Entuziazëm i madh në Angli, mesazhi Boris Johnson: Silleni trofeun në shtëpi!

Anglia është e pushtuar nga emocionet, ankthi, entuziazmi madje edhe festë. Tifozët kanë nisur që në mëngjes duke mbushur pubet teksa në të gjithë vendin flitet vetëm për finalen.

Jo më kot pasi është vendi ku nisi rrugëtimin futbolli profesionist ndërsa shprehja “It’s coming home” është bërë e përditshme.

Gjithsesi, kryeministri Boris Johnson nuk mund të mungonte me një urim dhe mesazh për skuadrën e Southgate për të cilët tashme deklaroi se duhet ta sjellin në shtëpi trofeun.

Ai fillimisht shkroi një letër e më pas edhe me një mesazh të shkurtër në video.

“Dua t’u komplimentoj ty dhe skuadrën për paraqitjen e jashtëzakonshme që keni bërë në këtë Kampionat Europian. Ke bërë tashmë historinë, pasi ke çuar Anglinë në finalen e një kompeticioni të madh ndërkombëtar. Për pjesën më të madhe të njerëzve në këtë vend, është hera e parë që ndodh diçka e tillë. Ju keni formuar një grup vëllezërish, energjia, qëndrueshmëria dhe puna në ekip – dhe talenti i pastër – duket se shkëlqejnë me gjithçka që bëni. Ju keni zgjuar entuziazmin në të gjithë vendin dhe ne e dimë se mund ta ngrini edhe atë trofe. Ne nuk po shpresojmë ose lutemi. Ne besojmë në ju, Gareth, dhe në ekipin tuaj të pabesueshëm. Në emër të të gjithë kombit, fat të mirë, lojë të mirë dhe çojeni trofeun në shtëpi”, – ishte mesazhi i kryeministrit Johnson përmes një letre drejtuar kombëtares.

“Urime Gareth dhe të gjithë futbollistët. Ju uroj fat sonte. Një komb i tërë është me ju, ndaj ta sjellim trofeun në shtëpi”, ishte ndërkohë edhe mesazhi i Princ William i cili nuk mund të mungonte në një moment të tillë në mbështetje të “Tre Luanëve”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular