BallinaKronike“Alo, ka grabitje”! Policia u vihet në ndjekje shqiptarëve, një kapet dhe...

“Alo, ka grabitje”! Policia u vihet në ndjekje shqiptarëve, një kapet dhe dy zhduken në errësirë

Policia italiane ka arrestuar një shqiptar dhe dy të tjerë i ka shpallur në kërkim, pasi akuzohen për grabitje në disa qytete të vendit.

Ngjarja ndodhi në provincën e Vicenzas.

Shqiptarët kishin pikasur ikjen me pushime të pronarit të vilës, ndërsa ishin futur për ta grabitur, por fqinjët i kanë dalluar dhe kanë njoftuar menjëherë policinë.

Dy patrulla shkuan me shpejtësi, ndërsa tre shqiptarët me një “Fiat” u larguan nga vendi i ngjarjes.

Policia ndoqi makinën, e cila në një moment ndaloi dhe dy nga shqiptarët arritën që të zhdukeshin në errësirë, ndërsa shoferi ra në pranga.

Nga kontrolli në makinë u gjetën dhe u sekuestruan një shumë e konsiderueshme në euro, sende të tjera, por edhe mjete që përdornin hajdutët për të hapur vilat.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular