BallinaKronikeNën hetim 20 zyrtarë të Elbasanit pasi lejuan kultivimin e kanabisit, priten...

Nën hetim 20 zyrtarë të Elbasanit pasi lejuan kultivimin e kanabisit, priten arrestime. Ja si favorizoheshin trafikantët

Pas goditjeve të bujshme nga ana e SPAK ndaj zyrtarëve shtetërorë, tashmë është rradha e prokurorisë së Elbasanit.

20 zyrtarë shtetëror, mes tyre dhe policë bashkiak, punonjës të bashkisë dhe njësive administrative dhe efektivë të policisë me detyrë monitorimin e territorit për parandalimin e kultivimit të lëndëve narkotike janë nën hetim nga prokuroria e Elbasanit dhe SHÇBA.

Nga burimet për Panorama.al mësohet se hetimet janë në fazën finale dhe se në ditët e ardhshme mund të ketë arrestime për këtë çështje.

Sipas informacioneve, hetimet për këto zyrtarë ka zgjatur për rreth 3 muaj. Janë administruar prova se zyrtarë të lartë kanë mbështetur trafikantët e lëndëve narkotike për të kultivuar në 7 bashkitë e Elbasanit.

Këta punonjës të administratës shtetërore, nuk kanë sinjalizuar në shumë raste për parcelat e mbjellura me bimë narkotike në qarkun e Elbasanit, një pjesë e së cilave është shkatërruar dhe po punohet për arrestimin e përgjegjësve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular