BallinaKronikeDënohet me 10 vite burg polici që vrau Klodjan Rashës, shpërthen babai:...

Dënohet me 10 vite burg polici që vrau Klodjan Rashës, shpërthen babai: Kjo nuk është…

Nevaldo Hajdaraj dënohet me 15 vite burg, polici që vraa Klodjan Rashën  nga Gjykata e Tiranës, por që nga gjykimi i shkurtuar ai do të vuajë vetëm 10 vite burg.

Ky vendim i dhënë nga Gjykata, ka sjellë pakënaqësinë e familjarëve të Rashës, të cilët kanë shpërthyer në akuza ndaj trupës së gjyqtarëve. Në një reagim për mediat babai i Klodjanit, Qazim Rasha deklaroi e ky vendim tregon se nuk ka drejtësi dhe se krimineli mori rolin e viktimës në një kohë kur ishte  kundërta.

Qazim Rasha shpërtheu pas vendimit, duke deklaruar se ky akt nuk ishte drejtësi. Ngjarja e rëndë ndodhi në 8 dhjetor të vitit 2020 dhe që solli edhe reagimin e shoqërisë civile dhe protesta në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë. Gjithashtu kjo ngjarje e rëndë solli edhe dorëheqjen e ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Sandër Lleshaj

Reagimi i plotë

Ardhja ime që nga dita e parë,  ka qenë jo krejt pa domethënie, cila ishte se duhet te merrej seriozisht drejtësia me këtë çështje. Problemi është se nuk ishte një vrasje e zakonshme, ishte një makabritet, që  e kreu një sekt, jo vetëm një epitet i vendos, por jo njeri. Ai për të cilën që paguan taksat, një lloj huligani del vret njeriun në rrugën e vet të shpisë.

Ai u gjykua me gjykim të shkurtuar me 15 vite burg. Pavarësisht alibisë e tragjedisë, arriti që viktima të marrë pozicioin e kriminelit dhe krimineli u vesh e petkun e viktimë e kjo ndodhi në vitin 2020, kjo është bastarde. Vrasja tronditi si ngjarje jo vetëm familjen time, shtetin, e shoqërinë, jo vetëm mua që kam varros djalin.

Deklarata ime ishte që në ditën e vrasjes së djalit se: I imi iku u varros, por ama fëmija im i juaji i të gjithë gjaku është i njëllojtë, edhe i atyre gjyqtarëve e prokruroëve që marrin kët lloj vendimi.

Si mund të quash drejtësi kur çdo është e zbardhur e fushës dhe një herë me të rënë të lapsit, jep gjykimin e shkurtuar, kur ai mund të bëhej shembulli, mendoj se drejtësia e re të bëjë shtet… Me këtë lloj vendimi, drejtësi nuk mendoj se mund ta gjejë as unë e as askush

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular