BallinaBotaNuk i ndalonte lemza, presidenti brazilian përfundon në spital

Nuk i ndalonte lemza, presidenti brazilian përfundon në spital

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro është shtruar në spital për të hetuar shkakun e lemzës së vazhdueshme që po e çon në dhimbje barku, sipas Sekretariatit Special të Brazilit për Komunikimin Social.

Sipas burimeve në pallatin presidencial, Bolsonaro ndjeu dhimbje barku natën dhe ai po i nënshtrohet testeve në spitalin e Forcave të Armatosura në Brasilia, shkruan CNN.

Sekretariati i posaçëm për komunikim tha: “Me këshillë mjekësore, presidenti do të vëzhgohet për një periudhë prej 24 deri në 48 orë, jo domosdoshmërisht në spital”

Bolsonaro është ankuar për më shumë se një javë nga lemza, duke thënë se kjo po i shkaktonte atij vështirësi kur fliste në publik.

Dhe të martën në mbrëmje ai adresoi këtë çështje kur po fliste me mbështetësit. “Djema, unë jam pa zë, djema. Nëse filloj të flas shumë, pjesa e lemzës kthehet”, ka thënë ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular