BallinaAktualitetTmerri nga SPAK/ Artan Hoxha zbulon programin që përdorin zyrtarët për të...

Tmerri nga SPAK/ Artan Hoxha zbulon programin që përdorin zyrtarët për të mos u përgjuar: Do goditet lart

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka deklaruar se SPAK pritet të godasë sërish në nivele edhe më të larta.

Ai ka dhënë edhe një detaj tjetër interesant për komunikimet që ka me zyrtarët apo personat në kërkim

Duke folur për përgjimet nga prokuroria, Hoxha ka shtuar se në komunikimet e tij me zyrtarë të lartë, i kërkojnë që të përdorin aplikacionin “Signal”, që sipas tyre është pak më i sigurt.

“Unë i kam marrë për punën dhe thonë a ke “Signal”, se ky program është i sigurt. Edhe zyrtarë të lartë. Flas me njerëz të kërkuar. Dhe sigurisht do flas me ta. Gjithsesi, sado që të mundohen, çdo gjë është e përgjueshme. Nëse sot mund të përgjosh çdo kënd. Është përdorur si metodë e kollajtë përgjimi. Është indice. Unë besoj se SPAK nuk e ka marrë kot atë vendim se ka dyshimet e veta. Di që në SPAK ka hetime për zyrtarë të lartë. Ato që kam parë synohet të goditet lart. Që nga maja deri në fund. Si rrufeja. Urojmë që SPAK të ketë suksese. “, ka deklaruar ai për ABC.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular