BallinaKronikeVENDIMI/Qesharake, ja sa burg do të bëjë polici që vrau Klodian Rashën

VENDIMI/Qesharake, ja sa burg do të bëjë polici që vrau Klodian Rashën

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 15 vite burg ish-policin Nevaldo Hajdaraj, i cili u shpall fajtor për vrasjen e Klodian Rashës me plumb pas shpine.

Gjithsesi, Hajdari do të qendrojë në qeli vetëm 10 vite, për shkak se ka përfituar ulje me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Më herët Gjatë seancës së sotme, avokati i Hajdarajt kërkoi ndryshim të veprës penale, nga vrasje me dashje në “Vrasje në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme” si dhe kërkoi të dënohet në minimum.

Ndërkohë, vetë Hajdaraj nuk foli, por avokati shprehu pendesë.

Kujtojmë se i riu Klodian Rasha u ekzekutua nga polici në 8 dhjetor të vitit 2020 vetëm se shkeli orën policore të vendosur gjatë pandemisë.

Ai u qëllua me plumb pas shpine, ndërsa vendi u përfshi në protesta masive, që çuan në dorëheqjen e ministrit Sandër Lleshaj.

Vendimi është kundërshtuar nga familjarët e të ndjerit, të cilët prisnin dënim më të ashpër.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular