BallinaAktualitetHelmimi i mbi 1500 banorëve në Deçan, në ujë zbulohen baktere të...

Helmimi i mbi 1500 banorëve në Deçan, në ujë zbulohen baktere të rrezikshme. Ja për çfarë bëhet fjalë

Helmimi i mbi 1500 banorëve në Deçan të Kosovës mund të ketë ardhur si pasojë e ujit të pijshëm. Të paktën këtë tregojnë analizat e fundit të mostrave të ujit nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, IKSHP-ja ka bërë me dije se uji i fshtatit Drenoc, një nga komunat e Deçanit. duhet të cilësohet jo i pijshëm.

Gjatë analizimit të ujit, ekspertët zbuluan se ai përmbante bakterie jo patogjene, përfshirë edhe bakterieve koliforme dhe E.coli.

Kjo e fundit është shumë e dëmshme dhe mund të ketë shkaktuar sipas ekspertëve helmimin e banorëve.

“Në mostrat e ujit të ujësjellësit nga rajoni i Deçanit janë identifikuar disa bakterie jo patogjene. Këto baktere mund të japin indikacion për kontaminim të ujit të pijshëm, kurse në burimin e Drenocit janë izoluar vlera të shtuara të bakterieve koliforme dhe E.coli”, thuhet në komunikatë.

IKSHP-ja ka dalë edhe me disa rekomandime për situatën e krijuar, duke këshilluar gjetjen e burimeve alternative të ujit të pijshëm, duke thënë se ky ujë nuk duhet të konsumohet.

Mijëra qytetarë nga rajoni i Deçanit kanë shfaqur që nga fundjava e kaluar, simptoma të helmimit. Edhe pse shkaktari nuk është përcaktuar ende, komuna ka shpallur gjendje emergjente.

Deçani furnizohet me ujë nga ujësjellësi rajonal “Hidrodrini, i cili po ashtun furnizon me ujë edhe komunat: Pejë, Istog, Klinë dhe Junik.

Në një deklaratë më 13 korrik, “Hidrodrini” u ka thënë qytetarëve që furnizohen nga ky ujësjellës, që të mos kenë dyshime në cilësinë e ujit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular