BallinaBotaPërmbytjet në Gjermani/ Thellohet bilanci i viktimave, 80 të vdekur, 1.300 persona...

Përmbytjet në Gjermani/ Thellohet bilanci i viktimave, 80 të vdekur, 1.300 persona të humbur

Thellohet bilanci i viktimave nga përmbytjet masive në Gjermani. Mësohet se deri më tani kanë ndërruar jetë 80 persona, ndërkohë që 1.300 të tjerë rezultojnë të humbur.

Rheinland-Pfalz dhe Merzbach në Nordrhein-Westfalen janë zonat më të goditura ku mijëra banorë janë shpëtuar me helikopter pasi përmbytjet shkatërruan zonën. Ndërkohë shkollat janë të mbyllura dhe lidhjet e transportit janë ndërprerë rëndë në të gjithë perëndimin e Gjermanisë Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në rrethin e Schuld bei Adenau, në rajonin malor Eifel, thonë mediat gjermane.

E  rëndë situata paraqitet edhe në Belgjikë. Holanda gjithashtu është goditur gjithashtu keq, me përmbytjet e lumenjve të dëmtuar shumë shtëpi në provincën jugore të Limburg.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular