BallinaKronikeSherr mes fëmijëve, prindërit kapin armët, një i vrarë dhe disa të...

Sherr mes fëmijëve, prindërit kapin armët, një i vrarë dhe disa të plagosur në…

Një person është vrarë mbrëmjen e kaluar në fshatin Gadime të Lipjanit në Kosovë si pasojë e një mosmarrëveshjeje. Vrasja dyshohet se ka ndodhur si pasojë e një konflikti mes fëmijëve dhe më pas është kthyer në konflikt mes prindërve.

I dyshuari për vrasjen Gj.R. dhe viktima Sh.R. të dy janë të komunitetit ashkalinj.

Autori i dyshuar është arrestuar dhe është dërguar në Stacionin e Policisë në Lipjan

“Rreth orës 22:00, policia ka marrë informatën për një vrasje të ndodhur ne rrugën ” 6 Maji ” në fshatin Gadime në Lipjan. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Nga informacionet e para janë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje mes disa personash ka rezultuar me vrasje të një personi, ndërkohë që dyshohet edhe për disa të lënduar”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Policia ka arrestuar një person si të dyshuarin kryesor si dhe ka sekuestruar një armë që dyshohet të jetë arma e përdorur në rast.

Sherr mes fëmijëve, prindërit kapin armët në

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular