Tragjedia e familjes Gjoka/ Shpërthimi i gazit në Velipojë, vdes dhe vajza e mitur

4
331

Rëndohet tragjedia në familjen Gjoka, që u përfshi nga shpërthimi i një bombole gazi në plazhin e Velipojës, disa ditë më parë.

Fatkeqësisht mësohet se ka humbur jetën edhe vajza e dytë e familjes Gjoka, Klarisa vetëm 12 vjeçe. Edhe ajo kishte marrë plagë të shumta si motra e saj 19 vjeçe, Danjela, e cila pasditen e sotme është përcjellë për në banesën e fundit

Siç informon gazetari i SYRI TV nga Lezha, në kohën kur 19-vjeçarja Danjela Gjoka po përcillej për në banesën e fundit, është dhënë lajmi tragjik se edhe vajza 12 vjeçe ka humbur jetën në mënyrë tragjike.

Gjatë shpërthimit të bombolës mëngjesin e 5 korrikut i plagosën rëndë, Alketa Gjoka 40 vjeçe, Danjela Gjoka 19 vjeçe, Enriko Gjoka, 15 vjeç dhe Klarisa Gjoka 12 vjeçe.

Të gjithë anëtarët e familjes Gjoka u dërguan privatisht në Itali për kurim. Në gjendje të rëndë vazhdojnë të jenë edhe dy pjesëtarët e tjerë të familjes.

4 KOMENTET

  1. … [Trackback]

    […] Read More Info here to that Topic: startnews.news/2021/07/16/tragjedia-e-familjes-gjoka-shperthimi-i-gazit-ne-velipoje-vdes-dhe-vajza-e-mitur/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Here you can find 13362 more Information to that Topic: startnews.news/2021/07/16/tragjedia-e-familjes-gjoka-shperthimi-i-gazit-ne-velipoje-vdes-dhe-vajza-e-mitur/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Here you can find 37571 additional Info on that Topic: startnews.news/2021/07/16/tragjedia-e-familjes-gjoka-shperthimi-i-gazit-ne-velipoje-vdes-dhe-vajza-e-mitur/ […]

  4. … [Trackback]

    […] Read More Info here to that Topic: startnews.news/2021/07/16/tragjedia-e-familjes-gjoka-shperthimi-i-gazit-ne-velipoje-vdes-dhe-vajza-e-mitur/ […]

Comments are closed.