BallinaKronikeTragjedia e familjes Gjoka/ Shpërthimi i gazit në Velipojë, vdes dhe vajza...

Tragjedia e familjes Gjoka/ Shpërthimi i gazit në Velipojë, vdes dhe vajza e mitur

Rëndohet tragjedia në familjen Gjoka, që u përfshi nga shpërthimi i një bombole gazi në plazhin e Velipojës, disa ditë më parë.

Fatkeqësisht mësohet se ka humbur jetën edhe vajza e dytë e familjes Gjoka, Klarisa vetëm 12 vjeçe. Edhe ajo kishte marrë plagë të shumta si motra e saj 19 vjeçe, Danjela, e cila pasditen e sotme është përcjellë për në banesën e fundit

Siç informon gazetari i SYRI TV nga Lezha, në kohën kur 19-vjeçarja Danjela Gjoka po përcillej për në banesën e fundit, është dhënë lajmi tragjik se edhe vajza 12 vjeçe ka humbur jetën në mënyrë tragjike.

Gjatë shpërthimit të bombolës mëngjesin e 5 korrikut i plagosën rëndë, Alketa Gjoka 40 vjeçe, Danjela Gjoka 19 vjeçe, Enriko Gjoka, 15 vjeç dhe Klarisa Gjoka 12 vjeçe.

Të gjithë anëtarët e familjes Gjoka u dërguan privatisht në Itali për kurim. Në gjendje të rëndë vazhdojnë të jenë edhe dy pjesëtarët e tjerë të familjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular