BallinaKryesorePartia Demokratike mbledh sot Kuvendin Kombëtar. Ja modeli i listës së votimit..

Partia Demokratike mbledh sot Kuvendin Kombëtar. Ja modeli i listës së votimit..

Partia Demokratike do të mbledhë sot Kuvendin Kombëtar. 7500 të deleguar do të mblidhen në ish-Pallatin e Kongreseve në Tiranë në orën 11:00 për të zgjedhur 300 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar.

Sipas statusit, jo më pak se 30% femra dhe jo më pak se 15% të rinj deri në 35 vjeç. Emrat e kandidatëve të propozuara janë publikuar në faqen zyrtare të PD.

Në vijim, modeli i listës së votimit.

Image

Në listën që Partia Demokratike ka publikuar spikasin disa emra të rinj, por edhe të vjetër. Kandidat është djali i të ndjerit Sokol Olldashi, Glauk Olldashi, regjisori Robert Budina, gazetarja dhe moderatorja Orjela Nebiaj, por edhe ish-lojtari i kombëtarës shqiptare, Andi Lila.

Në listë janë edhe kritikët e Lulzim Bashës, Edit Harxhi, Arben Ristani dhe Bujar Nishani. Ky i fundit për shkak të posteve të larta që ka mbajtur, nuk i nënshtrohet votimit, por zgjidhet automatikisht.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular