Stuhia ka përfshirë veri-lindjen e vendit. Shi me intensitet të lartë ka përfshirë Qarkun e Dibrës në orët e pasdites.
Reshjet e shumta të shiut kanë krijuar probleme nga rrëshqitjet e gurëve në segmentin nga nga Skopeti deri në Skuraj në rrugën nacionale Peshkopi – Tiranë, dhe në aksin Peshkopi – Kala e Dodës.
Disa rrugë të qytetit u mbuluan nga uji, për shkak të prurjeve nga hyrjet e fshatrave dhe mosfunksionimit të pusetave.
Deri tani nuk raportohen përmbytje apo probleme të mëdha. Reshjet e shiut vijojnë ende me intensitet më të dobësuar.