BallinaAktualitetVendosën në shenjë proteste me zë të lartë Himnin Kombëtar, Policia shoqëron...

Vendosën në shenjë proteste me zë të lartë Himnin Kombëtar, Policia shoqëron në komisariat stafin e një lokali në “Lungomare” të Vlorës

Me Himnin Kombëtar në sfond. Kështu kanë protestuar mbrëmjen e sotme bizneset e zonës së Lungomares në Vlorë.

Ata kane vendosur kolonën zanore të dashur për shqiptarët, pas orës 22:00, orari i caktuar nga Komiteti Teknik, për të lejuar muzikën në lokale.

Bizneset e kësaj zone të qytetit bregdetar, kanë kërkuar nga qeveria shtyrje të këtij orari, pasi sipas tyre, ka ndikim negativ në biznes.

Sakaq, teksa mbrëmjen e kësaj të diele ndërmorën hapin për të vendosur muzikë përtej orarit të lejuar, Policia ka ndërhyrë, duke shoqëruar në komisariat, stafin e një lokali. Lajmi është konfirmuar për “BalkanWeb” nga gazetari Enrik Mehmeti.

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular