BallinaKronikeAutobusi përplaset me makinën tek Rruga e Kombit, vdes drejtuesi i mjetit

Autobusi përplaset me makinën tek Rruga e Kombit, vdes drejtuesi i mjetit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën e Kombit.

Burime nga vendgjarja bëjnë me dije se në dalje të Rrubikut është përplasur një autobus me një automjet tjetër.

Nga informacionet paraprake dyshohet  për një viktimë. Ende nuk dihet shkaku i aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Mirditë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:22, në aksin rrugor Rubik-Rreshen ,mjeti autobus është përplasur me mjetin tip “Land Rover” me targa italiane, ku si pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit ende i paidentifikuar.

Drejtuesi i mjetit autobus po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Mirditë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes .

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular