BallinaKronikeU arrestua për korrupsion, kjo është gjyqtarja që liroi bosin shqiptar të...

U arrestua për korrupsion, kjo është gjyqtarja që liroi bosin shqiptar të kokainës në Kolumbi

Agim Çerma i arrestuar dy ditë më parë në Kolumbi dhe i cilësuar si baron i trafikut të kokainës, rezultonte i dënuar në vendin tonë për vrasje. Pas një kalvari të gjatë nëpër gjykata, ai u lirua me kusht në vitin 2012 nga Gjykata e Lezhës për motive të paqarta, ndërsa lirimi i tij mban firmën e gjyqtares Parashqevi Ademi, e dënuar për korrupsion.

Por si u arrestua gjyqtarja?

Ish-gjyqtarja Parashqevi Ademi u arrestua në vitin 2015 u dënua me 4 vite burg për korrupsion, pasi u filmua duke i marrë 200 mijë lekë një qytetari në këmbim të një vendimi. Gjyqtarja e Lezhës u arrestua në flagrancë në sallën e gjyqit në Gjykatën e Lezhës. Ajo u lirua në korrik të 2016, pasi përfundoi dënimin duke përfituar ulje.

Vendimi për dënim me burg përjetë për Çermën është marrë nga Gjykata e Elbasanit në vitin 1998 për vrasjen e Gëzim Liçit dhe plagosjen e efektivëve të policisë. Ngjarja ka ndodhur në 1997-ën në Elbasan, ndërsa në atë kohë, bashkë me Agimin u arrestua edhe i vëllai i tij, Gazmend Çerma, si dhe disa persona të tjerë. Gazmend Çerma u dënua me 11 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë në Elbasan. Vendimin e ankimoi në Apelin e Durrësit, por kërkesa iu refuzua.

Në ankimim ai ia kalonte përgjegjësinë të vëllait Agimit, duke argumentuar se nuk kishte dijeni se i vëllai kishte armë me vete dhe se do të kryente vrasjen. Të njëjtin veprim ka kryer edhe Agim Çerma duke ankimuar dënimin përjetë. Kjo kërkesë i është refuzuar nga Apeli i Durrësit dhe Gjykata e Lartë. Ndërsa Kushtetuesja ia kaloi Shkallës së Parë në Elbasan për rigjykim

Kjo e fundit ia kaloi Gjykatës së Lezhës, pasi dënimin, Agim Çerma po e kryente në burgun e Shënkollit. Referuar të dhënave të gjeneruara nga sistemi i kësaj Gjykate, Agim Çerma, në vitin 2012 është liruar me kusht në rrethana ende të paqarta. ABC mëson se lirimi i tij mban firmën e gjyqtares Parashqevi Ademi. Në 2015-ën, Ademi është arrestuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Ndërsa ish Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi me 4 vite burg.

Pasi la qelinë, Agim Çerma eshte larguar drejt vendeve të Europës dhe më pas në vendet e Amerikës Latine ku është përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës. ABC mëson se përgjatë viteve të fundit, policia shqiptare me anë të letërporosive u kanë kërkuar informacion  autoriteteve të huaja për Çermën, pasi edhe në vendin tonë ai dyshohej si i përfshirë në një grup kriminal që merrej me trafikun e drogës./ Abcnews.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular