BallinaKronikeVIDEO/Përplasen tre makina në rrugën Lezhë-Milot, plagosen dy pasagjerë. Detajet që jep...

VIDEO/Përplasen tre makina në rrugën Lezhë-Milot, plagosen dy pasagjerë. Detajet që jep policia

Tre makina janë përfshirë në një aksident në aksin rrugor Lezhë-Milot dhe si pasojë dy pasagjerë janë plagosur.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm dhe sipas policisë janë aksidentuar mjetet që drejtoheshin nga tre persona, njëri nga Maqedonia, tjetri nga Kosova dhe një tjetër nga Lezha.

Për pasojë të plagosur kanë mbetur dy pasagjerë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë

Në aksin rrugor Lezhë-Milot, në afërsi të një karburanti janë përfshirë në aksident rrugor mjetet me drejtues shtetasit J.K.,banues në Maqedoni, I.B.,banues në Kosovë dhe K.M., banues në Lezhë.

Kanë marrë dëmtime të lehta shtetaset S.B.dhe H.M.,të cilat ishin pasagjere në këto mjete.

Drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë ,për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular