BallinaKronikeVIDEO/Zbardhen detaje të reja, ja si u kap ‘Pablo Eskobari’ shqiptar në...

VIDEO/Zbardhen detaje të reja, ja si u kap ‘Pablo Eskobari’ shqiptar në Kolumbi

Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i bosit shqiptar të kokainës, Agim Cerma, i njohur me pseudonimin “Jimmy”, që u kap dy ditë më parë së bashku me katër bashkëpunëtorë të tij, ndërsa iu zbuluan dhe sekuestruan 333 kilogramë kokainë dhe 2 miliardë pesos, rreth 450 mijë euro.

Mediat kolumbiane kanë publikuar pamjet si lëvizte shqiptari në Kolumbi duke u kamufluar se po shiste produkte kozmetike

Grupi kriminal u godit nga DEA. I njohur si “Jimmy”, trafikanti nga Lushnja u vendos në pranga brenda shtëpisë së tij në qytetin Palmira.

Sipas autoriteteve kolumbiane trafikanti shqiptar ishte në krye të veprimtarisë kriminale dhe bashkëpunonte me grupet më të rrezikshme të Kolumbisë.

Çerm merrte paratë nga Europa për blerjen e kokainës dhe më pas garantonte dërgimin e drogës me avionë charter në SHBA por edhe Europë në Bullgari nga fluturimet përmes aeroporteve ndërkombëtare.

Për trafikun e kokainës ata përdornin edhe portet detare kolumbiane, ku droga fshihej në kontenierët e mallrave.

Mediat kolumbiane shkruajnë se shqiptari bashkëpunonte me “Clan del Golfo” (kartel kolumbian i drogës) në rajonin e Urabá dhe me “FARC” (Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë) në pjesën jugperëndimore të vendit për të blerë kokainë dhe për ta transportuar, ndërsa kishin korruptuar kontrollorët ajrorë të trafikut për të lëvizur të qetë.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular