Elesid Hysaj po përjeton një moment shumë të vështirë, “Bella Ciao” e famshme që përzgjodhi për tu prezantuar përpara shokëve të ekipit solli një përplasje me tifozët ultras të Lazio, me këta të fundit që nuk e pritën mirë duke kaluar në akte ekstreme dhe duke ofenduar kapitenin e Kombëtares. Shokët e skuadrës dhe stafi drejtues po bëjnë gjithçka për ti qëndruar pranë, të gjithë vrapuan për ta përqafuar pas super golit që realizojë në miqësor
Edhe tifozët lacial, sigurisht ata që nuk janë fashistë, e kanë mbështetur shumë këtë periudhë. Një nga personat e para që Hysaj ka telefonuar pas asaj ngjarje ka qenë Edy Reja, trajneri i përfaqësueses dhe një person që e njeh shumë mirë Lazio dhe ambientin në kryeqytet teksa i ka drejtuar bardhekaltërit për 5 vite.