BallinaAktualitetSPAK merr ne pyetje Petro Koçin: Kush janë mafiozët që marrin tendera...

SPAK merr ne pyetje Petro Koçin: Kush janë mafiozët që marrin tendera në Fier?

SPAK, prokuroria kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka marrë në pyetje deputetin e sapo zgjedhur socialist Petro Koçi.

Arsyeja e bisedës informative është sepse SPAK konfirmohet zyrtarisht se ka nisur verifikimet pas akuzës së socialistit Petro Koçi se në Fier, tenderat dhe prokurimet publike i merr krimi i organizuar.

Pak ditë më parë Koci, ftoi SPAK në Fier sepse sipas tij duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike

Protagonistë të trafikut të drogës dhe të dhunës tashmë kanë legalizuar subjekte biznesi që fitojnë tendera publikë.

Petro Koçi deklaronte se këtë e realizojnë ose nëpërmjet lidhjeve të drejtpërdrejta me ndonjë titullar institucionesh ose nëpërmjet kërcënimit të zyrtarëve të caktuar që ekzekutojnë prokurimet si edhe nëpërmjet eleminimit të konkurrentëve në procesin e tenderimit duke kërcënuar pronarët e subjekteve të biznesit.

Të fuqizuar sidomos duke larë paratë e pista në industrinë e ndërtimit ata vazhdojnë të përvetësojnë fitime kolosale nga taksat tona. Këtë të enjte në një qëndrim me deputetin socialist ishte edhe deputeti demokrat Luan Baçi i cili kërkon që SPAK të zbresë në Fier.

Deputeti demokrat akuzon kryebashkiakun por edhe drejtuesit e kompanive shtetërore të naftës në fier. Të pyetur për këtë çështje drejtuesit e SPAK thonë se kanë nisur verifikimin pas deklarimeve publike të Petro Koçit dhe se veprimet deri më tani mbahen sekret.

Por duket se hapi i parë i SPAK ka qenë biseda konkrete me akuzuesin, socialistin Petro Koçi./Top Channel

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular