BallinaKronike"Më jep pasurinë"! Dy persona kërcënojnë 28-vjeçarin brenda lokalit për t’i marrë...

“Më jep pasurinë”! Dy persona kërcënojnë 28-vjeçarin brenda lokalit për t’i marrë paratë, pronari tenton të zhdukë pamjet

Bien në prangat e Policisë 8 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Policia në njoftimin e saj shkruan se dy shtetas kanë kërcënuar një 28 vjeçar, që ti jap pasurinë, policia ka arrestuar edhe pronarin e lokalit ku ka ndodhur ngjarja se nuk i ka dhënë pamjet filmike për incidentin e ndodhur.

Njoftimi i policisë: 

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: B. M., 38 vjeç dhe E. K., 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në pronësi të B. M dhe klient E. K., sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë;

D.Sh., 32 vjeç, pasi nga kontrolli fizik i ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike heroinë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. G., 50 vjeç, pasi ka tentuar të vjedhi disa sende personale në mjetin e parkuar të shtetasit A. M.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit P. D., 45 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Shtrengimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” të shtetasit Z. M., 28 vjeç si dhe u procedua në gjendje të lirë për veprat penale “Kanosja dhe “Vetëgjyqësia” shtetasi M. S., 33 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, dyshohet se kanë kanosur për dhënien e pasurisë shtetasin A. Th. Në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Mosbindja ndaj udhërit të punonjësit të policisë shtetasi A. D., 46 vjeç, pronar i një lokali, pasi nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për marrjen e pamjeve filmike për ngjarjen e ndodhur lartpërmenduar në lokalin e tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë  arrestimin në flagrancë të shtetasve: L. H., 57 vjeç dhe E. H., 39 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular