BallinaSportFOTOT/Në shtrat me dy bjonde, Wayne Rooney nuk i le huqet e...

FOTOT/Në shtrat me dy bjonde, Wayne Rooney nuk i le huqet e vjetra, filmohet duke tradhtuar gruan

Wayne Rooney është sërish në qendër të polemikave. Ish-sulmuesi legjendar i Anglisë, është fotografuar në shoqërinë e dy vajzave.

Pamjet kanë qarkulluar fillimisht në Snapchat e më pas janë shpërndarë edhe në rrjetet e tjera sociale. Pamjet janë publikuar nga vetë vajzat, të cilat nuk janë identifikuar. Ata shihen teksa shkëmbejnë puthje të “zjarrta” me ish-futbollistin në një klub nate.

Por jo vetëm kaq, pas festës, treshja ka shkuar në një hotel. Ish numri 10 i Anglisë shfaqet në gjendje të dehur, e i shtrirë në shtrat, i pafuqishëm për t’u ngritur. Ndërkohë, njëra prej vajzave, filmon veten duke kërcyer në mënyrë sensuale para futbollistit.

Kjo nuk është hera e parë që Rooney përfshihet në skandale të tilla. Historitë e tij të tradhtisë bashkëshortore kanë qenë të shumta edhe në kohën që ka qenë futbollist.

Madje, shpesh, ai është konstatuar i dehur, duke ndikuar jo pak në figurën e një prej futbollistëve më të mirë të brezit të tij.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular