BallinaAktualitetEMRI/ Kush ishte shoferi? Kapet i kërkuari që ia mbathi nga policia,...

EMRI/ Kush ishte shoferi? Kapet i kërkuari që ia mbathi nga policia, nis hetimi për dhunën ndaj gazetarit

Drejtuesi i “Benzit” që ia mbathi efektivëve të RENEA-s duke mos pranuar që të hapte derën e makinës është ndaluar nga policia rreth një orë pas operacionit për kapjen e tij.

Ngjarja ndodhi ditën e sotme gjatë operacionit në kryeqytet, në zonën e Varrit të Bamit dhe largimi i të kërkuarit rrezikoi jetën e efektivëve. Sipas informacioneve mësohet se personi i ndaluar është Altin Gega.

Në pamje duket momenti kur disa efektivë rrethojnë automjetin tip “Benz” me xhama të zinj, ndërsa njëri prej tyre, i cili nuk është me uniformë policie i bërtet shoferit që të hapë derën dhe të zbresë nga makina. Por ai nuk pranon ta bëjë këtë gjë dhe shkel gazin e makinës duke u larguar me shpejtësi nga zona

Të revoltuar nga dështimi i operacionit, duket se efektivët e RENEA-s ushtrojnë kontrolle në zonën përreth dhe në një moment shtrinë në tokë pa asnjë shpjegim gazetarin Ergys Gjençaj, i cili po filmonte operacionin nga automjeti i TV Neës24.

Për këtë veprim, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka nisur verifikimin për veprimet e punonjësve të Policisë së Shtetit për tejkalim kompetencash.

SHÇBA do të kryejë çdo veprim hetimor, për të zbardhur shpejt dhe saktë dinamikën dhe përgjegjësitë, nëse ka të tilla.

Për dhunën ndaj gazetarit Gjençaj, reagoi edhe Unioni i Gazetarëve duke e cilësuar si “akt të rëndë mbi reporterin dhe arrogancë policore”. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë denoncon ashpër këtë akt dhunues dhe brutalitetin policor të demonstruar ndaj reporterit dhe kërkon vënien para përgjegjësisë së punonjësve me uniformë policie, të cilët janë aktore të kësaj dhune dhe arrogancë mbi gazetarin në detyrë./ Top Channel

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular