BallinaOP ED“Raporti i DASh si m’u duk!”. Amerikanët flasin me emra apo jo?!...

“Raporti i DASh si m’u duk!”. Amerikanët flasin me emra apo jo?! Dhe kur gjuajnë, gjuajnë fort!

Nga Aulon Kalaja

Raporti i Departamentit të Shtetit për të tetin vit radhazi e cilëson vendin tonë si të papërshtashëm për investime. Koncensionet, mungesa e transparencës në tendera, sjellja e qeverisë, burokracitë dhe problemet e pronave kanë bërë që investitorët amerikanë të rrijnë larg vendit tonë. Duke iu referuar përfundimeve të Transparency International, raporti thotë se Shqipëria vazhdon të mbetet ndër më të korruptuarat në Evropë.
Pyetja që lind është se kush është autori i kësaj prapambetje dhe këtij korrupsioni?! Përgjigja nuk mund të jetë e përgjithshme, tranzicioni dhe politikanët që kanë vepruar këto 30 vjet. Përgjigja mund të jetë më specifike, kur kemi parasysh që Edi Rama ka 8 vjet që ushtron pushtetin dhe ka “fituar” edhe 4 vite sundim mbi ne. Rama do mbahet mend si kryeministri që qeverisi pa gjykata, me një prokurori instrument në duart e tij, me kuvend një-ngjyrësh, me media të censuruar ose të auto-censuruara, me shoqëri civile të kapur dhe sponsorizuar, me krim dhe drogë, me polici politike private dhe me komitet shëndetësie si kamzhik në duart e tij. Ndryshe, Rama dhe pushteti absolut.
Amerikanët flasin me emra apo jo?! Dhe kur gjuajnë, gjuajnë fort!
Vetem se ka një paradoks në gjithë këtë histori. Autorët e kësaj Shqipërie me korrupsion, të prapambetur, të kapur dhe jo-demokratike, promovohen, mbështeten, marin çmime dhe sillen si shembuj suksesi. Na e shpifin kur pozojnë, por të paktën na bëjnë dhe një shërbim. Iu themi fëmijëve se si nuk duhet të bën, kur të rriten.
Ne shqiptarët e kemi kuptuar paaftësinë për të larguar një qeveri që nuk na përfaqëson, na vjedh dhe zhvat, na rreh, por nuk e kemi pranuar akoma. Ndoshta për të mos rënë në fatalitet. Por ajo që kemi bërë gjithmonë është se i kemi kthyer sytë nga amerikanët dhe Europa. Për një ndihmë. Ndoshta sepse kemi parë që amerikanët kanë rrëzuar pushtete jo-demokratike.
Por unë mendoj se shërbimi që po na bëjnë amerikanët është ekzistencial. Për të na hapur sytë se ku po jetojmë. Jo se nuk e dimë, por e besojmë më shmë, kur na e thonë nga jashtë.
Në Europën Perëndimore, nësë do të ekzistonte një raport i tillë, siç ka shkruar Departamenti Amerikan i Shtetit për ne, qeveria e atij vendi nuk do të ngrysej në pushtet. Por është rracë që duron shqiptari. E nëse do të nisemi nga teoria se amerikanët, “nuk t’a japin gati peshkun, por të mësojnë se si të peshkosh”, duhet të kuptojmë që raporti i DASh, po i fton shqiptarët për të rrëzuar qeverinë dhe për të zgjedhur një qeveri të mirë, që i përfaqëson!
Si përfundim, nuk mund t’i kërkojmë amerikanëve të mos bashkëpunojnë me qeverinë Rama, ose t’a rrëzojnë atë, sepse e kemi harruar, por kjo është detyra jonë, si popull. Secili të bëjë atë që i takon. Raportet e Departamentit Amerikan të Shtetit, duhet të na zgjojnë nga gjumi, ose më keq akoma, nga fataliteti ku kemi rënë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular